Reisi Rexhepi tre herë nuk është paraqitur në Prokurori për shkak të Ramazanit

Reisi Sulejman Rexhepi nuk paraqitet në Prokurori për shkak të muajit të Ramazanit. Ai deri më tani tre herë nuk u është përgjigjur thirrjeve që të japë deklaratë në lidhje me padinë për gjuhë të urrejtjes, ndërkaq nëpërmjet avokatëve të tij ka dërguar sqarim se nuk mundet të paraqitet për shkak të obligimeve fetare, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria për Portalb.mk, e konfirmojnë dhe shtojnë se ftesë të re do t’i dërgojnë pasi që të mbarojë muaji i Ramazanit, gjegjësisht në qershor. Muaji i Ramazanit mbaron më 4 qershor.

Për kryetarin e BFI-së ka lëndë për gjuhë të urrejtjes në dy raste. Rasti i parë ishte në fillim të muajit prill kur ai në hedhjen e gur-themelit të xhamisë në fshatin Arnaqi i ka ofenduar maqedonasit.

“Kemi vend në Llazhec të Manastirit mbi 100 vjet nuk kanë xhami. Merrni me mend çfarë egërsirash janë ky popull që bashkëjetojmë me këto. Këto janë egërsira të pashembullta, prandaj nuk kanë identitet edhe s’do të kenë kurnjëherë. Pa marrë parasysh se krejt ne kemi dashur t’u ndihmojmë, nuk ndihmohet i pashpirti, nuk vetëdijesohet. Vendi Llazhec, kush e di dhe kush jo, është katund multientik ka muslimanë, ka edhe ortodoksë, ka maqedonas ose si e ndiejnë veten ato nuk e di unë si e quajnë dhe shqiptarë. Ka dy kisha, numri i banorëve është i barabartë, ka dy kisha dhe asnjë xhami. Xhamia ku ka figuruar e ka vendin dhe ai është vakuf, pronë e Bashkësisë Fetare Islame. Njëqind dallavere të nëntokës i bëjnë, ende nuk janë vetëdijesuar, me izën të Zotit, InshAllah Zoti nuk ma merr shpirtin pa e hedhur gurthemelin në Llazhec”, deklaroi Rexhepi, për të cilën deklaratë Komiteti i Helsinkit ka dorëzuar padi penale.

Më vonë Rexhepi është arsyetuar se është interpretuar gabimisht, gjegjësisht se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti. Sipas tij, fjalët “popull egërsirë dhe pa identitet” nuk kanë qenë për maqedonasit, por vetëm për banorët e fshatit Llazhec.

Vetëm dhjetë ditë më vonë, reisi ka pasur edhe një deklaratë, të cilën Prokuroria e ka ngjitur në lëndën e parë dhe do të kërkojë nëse ka pasur gjuhë të urrejtjes. Këtë herë, deklarata e Rexhepit ishte në periudhën e trazirave në kreun e BFI-së dhe kanë të bëjnë me gjykatësen e cila miratuar vendim se BFI-ja ka reis të ri.

“Dëgjova se ka problem me shëndetin. Nuk më vjen keq, të tillat le të vdesin”, deklaroi reisi.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button