Rusia sërish do të importojë pjeshka, kumbulla dhe pemë tjera nga Maqedonia e Veriut

Prej dje, në Rusi sërish mund të importohen kultivime të ndryshme bujqësore nga Maqedonia dhe Serbia, njoftoi Ministria e Bujqësisë së Rusisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vendimi është marrë pasi agjencia përkatëse ka vizituar vendin dhe Serbisë dhe më pas lejoi importin nga këto dy vende, njoftoi agjencia e lajmeve ruse, RIA.

Në gusht të vitit të kaluar është imponuar kufizim i përkohshëm për furnizimin e Rusisë me lloje të ndryshme të pemëve si (kajsitë, qershitë, vishnjat, pjeshkat, kumbullat, boronicë), nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia për shkak të zbulimeve se frutat kanë qenë të infektuar me monolite.

Kusht për importimin është plotësimi i kushteve karakteristike fitosanitare, ndërsa importi i pjeshkave dhe nektarinëve lejohet me garancinë e dhënë nga trupat maqedonas për mbrojtje të bimëve.

Sipas Shërbimit federal doganor të Federatës ruse, importi i kajsive të freskëta, qershive, pjeshkave, nektarinëve dhe kumbullave në Rusi ka arritur 449.733 tonë. Nga Serbia 32.166 tonë, ndërsa nga Maqedonia 6.000 tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button