Branko Geroski dha dorëheqje nga posti i kryeredaktorit në gazetën  “Sloboden peçat”

Branko Geroski dha dorëheqjen si kryeredaktor i “Sloboden peçat”, gazetës së përditshme maqedonase më të lexuar, të cilën ai e ngriti dhe e udhëhoqi për pesë vjet e gjysmë, transmeton Skopje1.mk, përcjell Portalb.mk.

“Unë, pronarët dhe menaxherët shohim ndryshe çështjen e politikës editoriale, nevojën në të cilën një gazetë liberale duhet të nxisë një qëndrim kritik ndaj autoriteteve në drejtim të angazhimit të shtuar ndaj qeverisjes së mirë dhe të përgjegjshme. Dhe prandaj, pa dilema, pa keqardhje, midis funksionit dhe profesionit, unë zgjedh  profesionin. Unë jam një gazetar i pavarur dhe  njeri dhe unë nuk mund të jem asgjë tjetër,  në asnjë dimension të ekzistencës sime dhe veprimit tim si gazetar dhe figurë publike” ,shkruan Geroski në dorëheqjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button