Aksion i Njësisë Speciale në veri të Kosovës, zhvillime të reja

E plotësuar- Nga aksioni i cili është duke ndodhur në veri të Mitrovicës, një zyrtarë i policisë ka mbetur i plagosur i cili është duke u trajtuar në spitalin në jug të Mitrovicës, transmeton Telegrafi.

—————–

E plotësuar- Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe për krim të organizuar.

Ndërkaq, edhe sirenat që simbolizojnë situata të jashtëzakonshme në veri të Kosovës janë lëshuar.

——————

E plotësuar- Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar aksionin e sotëm të Njësisë Speciale në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftim thuhet se edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata.

————–

Aksion i Njësisë Speciale në veri, 5 të arrestuar

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe.

Sipas burimeve të KosovaPress, janë arrestuar të paktën pesë persona me dyshimin për krim të organizuar.

Operacioni ka nisur pak pas orës 05:00 të mëngjesit të së martës.

Alarmi që përdoret nga serbët e veriut e që simbolizon tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri më tani nuk vërehen qytetarë të tubuar.

Alarmi po dëgjohej edhe një orë më pas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button