Leonardo dhe Gattuso pritet të njoftojnë të martën largimin nga Milani

Trajneri Gennaro Gattuso dhe drejtori sportiv Leonardo do të njoftojnë largimet e tyre nga Milani gjatë të martës, raportojnë mediat italiane.

Vendimi për këtë thuhet se vjen pas një takimi midis drejtorit të përgjithshëm, Ivan Gazidis dhe Gattuso këtë mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, takimi ka qenë shumë miqësor dhe palët do të përfundojnë kontratën me pëlqimin e ndërsjellë.

Rossonerët përfunduan sezonin në vendin e pestë, një pikë jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve që u zënë nga Atalanta dhe Inter.

Gattuso mori përsipër drejtimin e Vincenzo Montellas në nëntor të vitit 2017, vetëm disa muaj pasi iu dha puna tek ekipi i të rinjve Primavera në Milanello.

Gattuso pritet të largohet nga Milani

Gjatë kohës së kaluar si trajner i Milanit, italiani mori 40 fitore, 22 barazime dhe 20 humbje.

Ka pasur tashmë raporte të shumta që drejtori Leonardo po jep dorëheqje, pasi ai ka marrë oferta nga Federata braziliane dhe gjithashtu nga klubi i tij i vjetër Paris Saint-Germain.

Leonardo gjithashtu pritet të largohet

Ish-mesfushori pati një seri përleshjesh me personalitetet brenda klubit, mbi të gjitha me Gattuson dhe ish-drejtorin e Arsenalit, Gazidis.

E ardhmja e Paolo Maldini si pjesë e klubit është ende në pikëpyetje, por siç duket Gazidis po sjell një revolucion të plotë prapa skenave dhe legjenda mund ta ndjek rrugën e dyshes Leonardo-Gattoso.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button