Pal Lekaj urdhëron krejt Ministrinë të shkojnë në Han të Elezit në hapje të autostradës

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 29 maj të këtij viti autostrada “Arbën Xhaferi” do të hapet. E që përurimi të jetë sa më madhështor zyrtarët e ministrisë së udhëhequr nga Pal Lekaj kanë ftuar të gjithë stafin e ministrisë që në mënyrë të organizuar të jenë pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit.

Në një email që Express ka siguruar, iu bëhet thirrje të gjithë stafit të ministrisë së Infrastrukturës që më datë 29 maj në ora 11:00 në mënyrë të organizuar të jenë prezent në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, transmeton Zëri.

Image

Emaili që zyrtarët e MI’së ua kanë dërguar punëyotëve të kësaj ministrie

Zyrtarë nga kjo ministri në kushte anonimiteti i thanë gazetës se janë të obliguar që t’i bashkohen organizimit të përurimit të autostradës.

E derisa qeveria ta përurojë autostradën, në po të njëjtën ditë është paralajmëruar në protestë nga banorët e fshatit Paldenicë, në shenjë pakënaqësie për mbylljen e disa rrugëve fshati

Banorët fajësojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “ Bechl Enka” për mos përmbushje premtimesh.

Bashkë me banorët do të protestojë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka thënë se për këto masa janë detyruar nga shpërfillja e institucioneve qendrore.

Suma ka theksuar se ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për të parë gjendjen nga afër, por pavarësisht konfirmimit, ai nuk e ka realizuar vizitën.

Që nga nisja e ndërtimit të kësaj autostrade, banorët e këtij fshati kanë protestuar dhjetëra herë. Në shenjë proteste, ata pak javë më parë patën bërë një kalim këmbësorësh në mes të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button