Han të mërkurën do ta prezantojë Pakon e re për zgjerim

Bordi i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian konfirmoi se të mërkurën më 29 maj do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme në të cilin eurokomisari Johanes Han do ta prezantojë Pakon për zgjerim të këtij viti, transmeton MIA.

Njëkohësisht në Komisionin Evropian thonë se ende nuk munden zyrtarisht të konfirmojnë se kur do të miratohen dhe publikohen raportet për progresin e vendeve në procesin e zgjerimit, informon Tanjugu.

Pasi Hani të mërkurën para deputetëve në Bordin e Politikës së Jashtme do ta prezantojë Pakon për zgjerim të këtij viti, ai do të duhej ta prezantojë edhe para mediave në Komisionin Evropian.

Bëhet fjalë për dokumentin më të rëndësishëm për vendet në procesin e afrimit drejtë BE-së në të cilin Komisioni Evropian e vlerëson progresin, por edhe mungesat e rrugës eurointegruese të të gjithë gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Në bazë të këtij dokumenti, Parlamenti Evropian i miraton rezolutat e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vendet anëtare vendosin për hapat e mëtutjeshëm në procesin e eurointegrimeve të atyre vendeve.

Për herë të parë as dy ditë para publikimit të Pakos, nga Komisioni Evropian nuk ka konfirmim zyrtar se ai do të prezantohet. Për herë të parë këtë vit komisari për negociata për anëtarësim nuk iu përgjigj kërkesave të mediave rajonale në lidhje me Pakon për zgjerim që të japë koment për situatën në secilën prej vendeve të mbuluara me raportin”, përkujton Tanjugu.

Njëkohësisht, për herë të parë vendet anëtare të BE-së as mediat në Bruksel nuk kanë qasje në vlerësimet themelore të raportit. Agjencitë botërore komentojnë se asnjëherë deri më tani prezantimi i Pakos për zgjerim nuk ka qenë kaq i pasigurt deri në momentin e fundit.

Mbetet që të shihet se a bëhet fjalë për probleme teknike ose thelbësore, përfundon Tanjugu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button