Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me shumicë prej dy të tretave sot e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimi e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve në administratën shtetërore.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është tejkalimi i mosrespektimit konstant dhe mangësitë në etikën profesionale parimet themelore të  menaxhimit  të rrezikshëm që u konfirmuan në rekomandimet e përmbajtura në raportet e Komisionit Evropian për vendin, rekomandimet e grupit të ekspertëve të larë të kryesuar nga Rajnhard Pribe përmes vendosjes së modelit për reforma të sigurisë të sistemit  sekret në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin Drejtoria e Sigurisë dhe kundërzbulimit   nuk do të jetë më organ në përbërje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa në  vendimet ekzistuese ligjore  do të konfirmohet formë e re organizative e organit të pavarur të administratës shtetërore që do të quhet Këshill.

Deputetët e përkrahën edhe Raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2018.

Në Kuvend sot mbajti seancë edhe Komisioni për Çështje Evropiane, Komisioni për Sistem Politik, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni Legjislativo-Juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button