Zhbogar: Do të ishte dëm i madh nëse Ohri e humb statusin në UNESKO

Do të ishte shumë dëm për qytetarët, por edhe për shtetin nëse Ohri e humb statusin në UNESKO, kështu tha sot në Ohër euroambasadori Samuel Zhbogar, transmeton Portalb.mk.
Eurokomisari Zhbogar u përmbajt në komentet e vendimeve të Komisionit Evropian për Mbrojtje të Kulturave dhe Pasurive Natyrore, por theksoi se ato duhet të shihen si alarmi më i madh i mundshëm, thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse dhe gjithë opinionit që të ndërmarrin aktivitete që do ta parandalojnë degradimin e mëtutjeshëm të Ohrit dhe Liqenit të Ohrit.
Në takim me ekologjistë dhe eko-aktivist nga Struga dhe Ohri, Zhbogar sot e paralajmëroi fushatën e re me brendin “BE për Ty” orientuar drejt rritjes së vetëdijes për mbrojtjen e ambientit jetësor, me porosi se çdokush duhet të ketë kujdes për ambientin jetësor ashtu siç kujdeset për shtëpinë e vet.
Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur kur bëhet fjalë për aspirtat e saja eurointegruese.
“Këtë javë do ta publikojmë Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin besoj se do të jetë shumë pozitiv dhe mbështetës. U takove shteteve anëtare të vendosin nëse vendi do të fillojë bisedime për anëtarësim. Europarlamenti nuk ka rol vendimtar në atë proces”, sqaroi Zhbogar.
Lidhur me atë sa rezultatet e këtilla do të ndikojnë mbi aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Union ai theksoi se i takon shtetit që t’i plotësojë kriteret për anëtarësi dhe se kjo është proces që realizohet hap pas hapit.
- LEXO: Në Ohër filloi heqja e palmave pas rekomandimit të UNESKO-s (Foto)
- LEXO: Edhe vija hekurudhore edhe autostrada drejt Shqipërisë shkaqe për “shqetësim të madh” të UNESKO-s për Ohrin
- LEXO: Duraki: Jemi të vetëdijshëm për kritikat e UNESKO-s për Ohrin, nëse gjejmë ndërtime pa leje, do të reagojmë