Nga spitali në PE, Berlusconi është zgjedhur eurodeputet

Vetëm pak javë më parë, mediat ndërkombëtare duket se kishin bërë gati përkujtimoret ndërsa Silvio Berlusconi ishte dërguar në spital, transmeton Top Channel. 

Ish-kryeministri italian, 82 vjeçar, i njohur për festat e tij të famshme dhe gafat e shumta, shpesh në skenat ndërkombëtare, ishte në mes të fushatës për zgjedhjet evropiane kur u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni.

Edhe vetë ai madje ishte frikësuar se mund të kishte arritur fundin. Vitet e fundit ai ka patur një seri problemesh shëndetësore dhe i është nënshtruar edhe një operacioni në zemër në 2016.

Por, politikani i shumëpolemizuar pati një rikthim triumfues. Ai la pas krevatin e spitalit dhe u kthye në fushatë, dhe tani është zgjedhur eurodeputet. Zgjedhja e tij shënon atë që ai shpreson të jetë hapi i parë në kthimin në korridoret e pushtetit, pasi u detyrua të hiqte dorë nga vendi i tij në parlament pas një dënimi për mashtrim me taksat në 2015.

Një gjykatë italiane, vitin e shkuar, ia hoqi masën që e ndalonte të merrte poste publike, për sjellje të mirë. Si emri i parë në listën e partisë së tij, Forza Italia, ai katapultohet direkt në Strasburg.

Berlusconi e sheh veten si një figurë shtetari të pjekur, me eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, kur ishte në pushtet, ai shpesh e kish vënë në siklet Italinë në skenën ndërkombëtare dhe tmerronte eurokratët me shakatë e tij të hidhura.

Por kohët kanë ndryshuar. Ai që dikur mund të ishte makthi më i keq i liderëve evropianë, tani, në një Evropë të fragmentizuar, Berlusconi me gafat dhe shakatë e tij, do të ishte i mirëpritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button