Iraku ka dënuar me vdekje 4 shtetas të Francës për lidhje me DEASH-in

Gjykata Penale në Bagdad, dënoi me vdekje të hënën një shtetas francez, i cili ishte shpallur fajtor se i përkiste grupit terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Verdikti vjen një ditë pasi kjo gjykatë dënoi me vdekje tre shtetas tjerë të Francës me të njëjtën akuzë.

Burime gjyqësore thanë për AA në kushte anonimiteti se i dënuari i sotëm u ishte dorëzuar autoriteteve irakiane nga homologët e tyre sirian, rreth katër muaj më parë.

Eksperti ligjor irakian, Tariq Harb, në prononcimin e tij për AA tha se vendimi është shqiptuar në përputhje me ligjin anti-terror të Irakut.

Megjithatë, ky vendim i gjykatës Penale mund të ankimohet në gjykatën Federale të Kasacionit brenda një afati 30 ditor.

Kujtojmë se në mesin e vitit 2014, DEASH-i pushtoi pjesën më të madhe të Irakut verior dhe perëndimor.

Pas konfliktit tre vjeçar me ushtrinë e Irakut, e mbështetur nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-të, në fund të vitit 2017 Bagdadi deklaroi se është çrrënjosur prania ushtarake e DEASH-it në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button