FC Shkupi: Synimi ynë është të arrijmë sukses edhe në Ligën e Evropës

Trajneri i FC Shkupit, Ümit Karan, tha se synimi i tyre është që të arrijnë sukses në UEFA Ligën e Evropës, pasi përfunduan tabelën në vendin e katërt.

Ai në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se ndjen kënaqësi nga suksesi i klubit.

“Bota është më e madhe se 5”, tha Karan duke theksuar se këtë e kanë dëshmuar me klubin e FC Shkupi, ku ai është trajner.

“Nëse dëshironi të arrini sukses synimi i juaj i vetëm duhet të fokusoheni në qëllimin. Nga pozitat e fundit arritëm të marrim pjesë në Kupat Evropiane. Tani më është koha që edhe atje të shënojmë histori”, u shpreh ai.

Trajneri turk gjithashtu duke folur për frymën ekipore, theksoi se besojnë se do të arrijnë sukses edhe në UEFA. “Të paktën sërish do të vrapojmë pas një ëndrre. Çfarëdo që është rezultati do të luajmë me besim”, tha Karan.

Ai gjithashtu theksoi se me përfundimin e sezonit të futbollit në Turqi, i kanë ardhur oferta për trajner, duke treguar se do t’i vlerësojë të gjitha mundësitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button