fbpx

Siri, në sulmet intensive ajrore kanë vdekur disa persona

Të paktën 9 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve intensive të avionëve luftarake të regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri, në vendbanimet në Idlib të cilat gjenden brenda zonës së deeskalimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, forcat e përbëra nga ushtria e regjimit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, kanë zhvilluar sulme tokësore dhe ajrore në disa vendbanime në Idlib.

Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardhë) njoftojnë se në sulmet e zhvilluara kanë humbur jetën të paktën 9 civilë, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur.

Përderisa vazhdojnë punimet e ekipeve të Mbrojtjes Civile, ndodh shqetësimi për rritjen e numri të të vdekurve.

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat e cila më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Në takimin e përfaqësuesve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur në fillim të majit 2017 në Kazakistan, Idlibi dhe zona përreth u shpallën zona e deeskalimit. Pas sulmeve të regjimit që shkelën procesin e armëpushimit të nisur në këto korniza, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje shtesë.

Pavarësisht marrëveshjes së Soçit të nënshkruar më 17 shtator 2018, forcat e regjimit me ndihmën e aleatëve vazhdojnë sulmet. Sulmet u intensifikuan gjatë takimit të 12 të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur më 25 dhe 26 prill në Nur-Sultan (Kazakistan). Sulmet vazhduan, dhe të dhënat e Mbrojtjes Civile tregojnë se të paktën 223 civilë u vranë që nga 25 prilli dhe më shumë se 590 u plagosën.

Që nga 17 shtatori i vitit 2018 kur ishte arritur marrëveshje mes Turqisë dhe Rusisë rreth Idlibit, regjimi i Asadit dhe mbështetësit kanë shkelur armëpushimin. Në këto sulme mbi 550 mijë persona janë zhvendosur nga vendet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button