Çmimet e naftës me uljen më të madhe javore të vitit 2019

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë filluar javën e tregtimit me uljen më të madhe javore të vitit 2019, pasi javën e kaluar tensionet tregtare në relacion SHBA-Kinë paraqitën pengesë për rritjen ekonomike globale dhe kërkesën për naftë, raporton Anadolu Agency (AA).

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, Brent, sot shitet me 67.30 dollarë për fuçi, që është një humbje me 2.02 për qind të vlerës nga e premtja, kur mbylli shitjen me 68.69 dollarë.

Marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) shitet me 58.28 dollarë për fuçi ose një ulje me 0.6 për qind nga dita e premte.

Nafta Brent humbi më shumë se 5 për qind javën e kaluar, ndërsa WTI rreth 7 për qind, duke shënuar kështu rënien më të lartë deri më tani këtë vit.

Çmimet e naftës janë nën presion të vazhdueshëm pasi SHBA-të dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha në botë, nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për ngërçin tregtar i cili po dobëson perspektivën ekonomike globale dhe kërkesën e përgjithshme për naftë.

Për sa i përket ofertës, OPEC-u dhe Rusia vazhdojnë të kufizojnë prodhimin për të mbështetur çmimet.

Shtetet anëtare të OPEC-ut dhe prodhuesit që nuk janë pjesë e OPEC-ut, më 7 dhjetor ranë dakord të ulin prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, në mënyrë që të zvogëlohej furnizimi i tepërt i tregut.

Marrëveshja mund të zgjatet në gjysmën e dytë të vitit, me qëllim të rritjes së çmimeve të naftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button