RMV, metodologjia e re ka rezultuar me ulje të çmimeve të derivateve të naftës për 0.97 për qind

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit në seancën e sotme, duke përdorur një metodologji të re për herë të parë, morri vendim për përcaktim të çmimeve më të larta, të shitjes me pakicë, të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport, më të cilin, siç thonë ata, ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,97 për qind, në krahasim me çmimet aktuale të shitjes me pakicë, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk. 

Çmimet më të larta, të shitjes me pakicë, e përmbajnë tatimin mbi vlerën e shtuar në përputhje me Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, çmimet më të larta të blerjes, kompensimi për marzhën e shitjes me shumicë që kap shumën 1,20 denarë/litër, gjegjësisht kilogram për mazutin.

Çmimet më të larta të shitjes me pakicë, të përcaktuara me nenin 1 të këtij Vendimi, e përmbajnë marzhën më të lartë për diferencë të shitjes me pakicë “eurosuper BS-95”, “eurosuper BS-98” dhe “eurodizel BS” në vlerë prej 4,60 denarë/litër, gjegjësisht shumën prej 4,76 denarë/litër për ekstra vaj të lehtë, duke i përfshirë shpenzimet e transportit nga depotë deri te pikat e karburanteve në vlerë prej 0,75 denarë/litër për të gjitha derivatet e naftës, përveç për mazutin.

Gjithashtu, çmimet më të larta me pakicë e përmbajnë tarifën për financimin e aktiviteteve në fushën e mjedisit jetësor, që në bazë të Ligjit për mjedisin jetësor është 0,080 denarë për litër benzinë, gjegjësisht 0,030 denarë për litër dizel, 0,040 denarë për litër vaj ekstra të lehtë (EL-1) dhe 0.050 denarë për kilogram mazut.

Çmimi i ri e përmban dhe tarifën për rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës, të cilat në pajtim me Ligjin për rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës e tatimpaguesit e përcaktuar me këtë ligj, gjatë importit dhe/ose prodhimit të derivateve të naftës edhe atë 0.890 denarë për litër benzinë, 0.3 denarë për litër dizel dhe vaj ekstra-të lehtë dhe 0.740 denarë për kilogram mazut.

Në çmimet e shitjes me pakicë janë përfshirë edhe akcizat të cilat i paguajnë tatimpaguesit në bazë të Ligjit për akciza edhe 21.862 denarë për litër “eurosuper BS-95” 21,736 për litër “eurosuper BS-98”, 15.385 për litër “Eurodizel BS”, 6.320 denarë për një litër vaj ekstra të lehtë dhe 0.100 denarë për kilogram mazut.

“Çmimet e referimit të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e mëparshme shtatë-ditore, shënojnë rënie te benzina ​​mesatarisht rreth 0.29 për qind, te dizeli ulje mesatare prej rreth 3.57 për qind, te vaji ekstra i lehtë ulje mesatare prej rreth 3.07 për qind dhe te mazuti rritje mesatare rreth 3.23 për qind dhe për këtë shkak në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatja e duhur”, informojnë nga KRRE.

Ata shtojnë se kursi i denarit kundrejt dollarit, në bazë të të cilit janë themeluar çmimet, në periudhën e kaluar shtatë-ditore është 0.51 për qind më i lartë.

Nga RRKE thonë se çmimet më të larta, të shitjes me pakicë, të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport të përcaktuara në këtë metodologji të re janë më të ulëta sesa çmimet, korresponduese, më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të caktuara të naftës të përcaktuara me metodologjinë e mëparshme, e cila ishte pjesë integrale e Aneksit D të Kontratës për shitblerje dhe koncesione për rafinerinë e naftës OKTA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button