IKEA vjen edhe në Shkup

Nëpërmjet të një kompanie turke, IKEA do të arrijë edhe në tregun e Maqedonisë, duke hapjur shitore në Shkup.

Paralajmërimi i hyrjes së kompanisë Turkmoll në Panairin e Shkupit e hap mundësinë që ky brend atraktiv i cili veprimtarinë e tij e zhvillon në Evropë dhe në Azi, të jetë prezent edhe te ne, njofton RTVM.

Hapësira ku do të pozicionohet IKEA është ndërtuar para do kohe, ndërsa ERA dhe Panairi i Shkupit punuan intensivisht për kompletimin e infrastrukturës së objektit i cili do të kapë një sipërfaqe prej rreth 160.000 metra katrorë. Ndërsa, sipas televizionit kombëtar, janë investuar më shumë se 5,5 milionë euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button