fbpx

Gjykata Penale: Rigjykimi i lëndës “Likuidimi” do të fillojë më 2 korrik

Seanca e parë për rastin “Likuidimi”, pasi është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme ku akuzohet gazetari Tomisllav Kezharovski, do të mbahet më 2 korrik, njoftuan nga Gjykata Penale, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak interesit të lartë të më shumë mediave, e informojmë opinionin se lënda “Likuidimi”, që me vendim të Gjykatës Supreme është kthyer në rigjykim në Gjykatën Penale është caktuar për 02.07.2019 në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Këtë lëndë do ta udhëheq gjykatësi Osman Shabani.

Kjo do të thotë se në bankën e të akuzuarve sërish do të ulet gazetari Tomisllav Kezharovski i cili i dënuar me 4.5 vjet burg, ndërsa pastaj Apeli ia uli dënimin në dy vjet.

Kizharovski në vitin 2013 u dënua për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Oreshje” në tekstin e revistës “Reporter 92”, me të cilën sipas gjykatës ia ka rrezikuar jetën. Kezharovski kaloi pesë muaj në paraburgim në burgun hetues të Shkupit dhe pastaj në paraburgim shtëpiak.

Aktakuzën për këtë rast e përfaqësoi prokurorja Lile Stefanova, e cila tani është pjesë e ekipit të PSP-së dhe lëndën do ta ndërmarrë prokuror tjetër nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

SHGM para një jave kërkoi nga Prokuroria ta tërheqë aktakuzën kundër Kezharovskit, por nga atje deri tani nuk ka reagim ndaj kësaj kërkese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button