Thaçi: Mungesa e marrëveshjes Kosovë-Serbi mund të ketë pasoja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim zëvendëspresidentin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion nga Senati dhe Kongresi amerikan.

Në një komunikatë për media të Zyrës së presidentit të Kosovës thuhet se në takim u bisedua për procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës, fillimisht në Partneritetin për Paqe, e më pas edhe në NATO, transmeton REL.

Temë e takimit ishte edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe, siç u tha, “domosdoshmëria e shfrytëzimit të momentit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese”.

“Mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe u hap rrugë elementeve anti-evropiane”, tha Thaçi.

Wilson, në anën tjetër, e rikonfirmoi, siç tha, angazhimin e Këshillit të Atlantikut për Kosovën.

Kosova është në proces të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Dialogu aktualisht ka ngecur si pasojë e një takse që Kosova u ka vënë mallrave të importuara nga Serbia.

Megjithatë, të dyja palët janë zotuar se do të punojnë për arritjen e një marrëveshjeje, e cila është edhe kusht për përparimin e tyre në rrugën e integrimit evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button