Presidenti Pendarovski nënshkroi dekrete për shpalljen e tre ligjeve për reformat sociale

Presidenti Stevo Pendarovski i nënshkroi dekretet e Ligjit për mbrojtje sociale, të Ligjit për siguri sociale për pleqtë dhe të Ligjit për emërimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtje të fëmijëve, informojnë nga Kabineti i presidentit, transmeton Portalb.mk.

Nga atje shtojnë se implementimi i tre ligjeve është e interesit bazë për qytetarët, veçanarisht për kategoritë e prekura të qytetarëve, ndërsa janë në funksion të sigurimit të drejtësisë sociale dhe sigurisë.

“Me Ligjin për mbrojtje sociale zhvillohen të drejtat dhe mundësohen kushte më të mira për personat me pengesa. Shtesa për kompensim për rrogë për kohë të shkurtuar të punës për prind që ruan fëmijë me pengesa rritet dhe arrin deri në 50 për qind nga rroga mesatare neto. Ligji për siguri sociale për pleqtë e rrit efikasitetin e të dhënave për këtë kategori të qytetarëve dhe ulje e përqindjes së varfërisë te pleqtë të moshës mbi 65-vjeçare. Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve rritet qasja deri te e drejta e shtesës së fëmijëve nga amvisëritë dhe familjet me të ardhura të ulëta dhe të marrësve të ndihmës së garantuar minimale. Shtesa fëmijërore në vend siç deri tani 3.200 fëmijë, do t’i shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, ndërsa shtesën në arsim në vend të 3.800 fëmijë, do ta shfrytëzojnë 64.316 fëmijë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button