Dimitrov: Brukseli duhet ta njohë dhe ta shpërblejë tregimin e suksesshëm

Republika e Maqedonisë së Veriut pret të marrë dritë jeshile nga BE dhe këtë vit të fillojë negociatat për anëtarësim, kështu tha shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Fajneshëll Tajms”. Ai konsideron se Brkseli duhet ta njohë tregimin e suksesshëm dhe të mos i hedhë aspiratat e Shkupit për eurointegrimet, sepse në të kundërtën do të rrezikohej ta humb ndikimin e Ballkanit dhe do t’i forconte rivalet në rajon, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk.

“Kur ekziston shembull i mirë (për negociatat për anëtarësim), ai duhet të njihet dhe shpërblehet. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë fuqia e BE-së dobësohet, tha Dimitrov duke theksuar se Ballkani Perëndimor tani është “skena e konkurencës gjeopolitike” ku janë kyçur Pekini dhe Moska.

Sipas tij, nëse Evropa nuk mund të bëjë dallim të Ballkanit, atëherë vështirë është të mendohet se si do të bëhet dallimi në vend tjetër.

“BE do ta humb ndikimin e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i forcojë rivalet siç janë Rusia dhe Kina nëse nuk e miraton ‘rastin e besueshëm” të Maqedonisë së Veriut dhe nuk miraton vendim të fillojë negociata për anëtarësimin e vendit. Do të jetë e vështirë të bisedojnë me kokë të ngritur për lidhjet sekrete më të përafërta mes Brukselit dhe rajonit, nëse vendet-anëtare të BE-së nuk arrijnë të konfirmojnë vendimin për fillimin e procesit për anëtarësim”, tha Dimitrov.

“Fajneshëll Tajms” rikujton se mbetet të shihet nëse Franca, Gjermani dhe Holanda do t’i përkrahin argumentet e shumë diplomatëve evropian se vendi ballkanik i plotëson obligimet, duke përfshirë edhe marrëveshjen për emrin me të cilin i është vënë fund kontestit me dekada me Greqinë fqinje.

Dimitrov paralajmëron se rrefuzimi nga ana e BE-së do ta shkatërrojë besueshmërinë e Qeverisë në Shkup dhe do t’i përforcojë forcat nacionaliste.  Kjo do të jetë dekorajuese edhe për ato që përpiqen t’i zgjidhin kontestet tjera bilaterale të rëndësishme me të cilat përballet rajoni pas rënies së ish-Jugosllavisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button