Zgjedhjet në Parlamentin Europian: Ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Marine Le Pen

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen fitoi ”duelin” me presidentin Emmanuel Macron këtë të dielë, pasi forcat euroskeptike kanë fituar terren të konsiderueshëm në zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian.

Pjesëmarrja në rang europian është llogaritur në 51 për qind, më e larta në 20 vitet e fundit. Më shumë se 200 milionë qytetarë anembanë bllokut 28-anëtarësh kanë votuar në zgjedhjet e sotme, të konsideruara si një betejë mes populistëve dhe forcave proeuropiane.

“Është një votë për Francën dhe për popullin e saj. Është një lajm i mirë dhe është jetike për një vend që ka lundruar prej disa muajsh në konfuzion”, tha ajo.

“Lufta nuk ka mbaruar, ne do ta çojmë atë në Parlamentin Evropian për të ndaluar nacionalistët nga dobësimi i Francës”.

LEXO: Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare
LEXO: Zgjedhjet për Parlamentin e BE – Dështim i partive popullore

LEXO: Cipras thërret për zgjedhje të reja në Greqi pas humbjes në Evropë
LEXO: Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button