Dështoi Milani, në Champions kualifikohen zikaltrit (VIDEO)

Tashmë gjithçka është e qartë, Milani ka dështuar të kualifikohet në Champions League, ndërkaq të kualifikuar pas një drame sportive janë Interi dhe Atalanta, përcjell Portalb.mk.

Megjithëse Inter në minutën e 90′ u mendua se do t’i japë fund dramës së kualifikimit me një rezultat 3-1 ndaj Empolit, ndeshja u përmbyll me rezultat 2-1, falë golave të shënuar nga Keita Balde në minutën e 51′ dhe nga Radja Nainggolan në minutën e 81′.

Ndeshja Atalanta – Sassuolo përfundoi me rezultat 3-1, me golat e shënuara nga Duvan Zapata në minutën e 35′, nga Papu Gomez në minutën 53′ dhe nga Mario Pasalic në minutën e 65′.

Milani përfundoi ndeshjen me Spal në rezultat prej 3-2 me dy gola të shënuara nga Franck Kessie në minutën e 64′ dhe 23′ dhe nga Hakan Calhanoglu në minutën e 18′.

Përndryshe, qindra mijëra tifozë i kanë ndjekur drejtpërdrejtë që të dyja ndeshjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button