Ushtria izraelite ka plagur dy të rinj palestinezë në Gaza

Dy palestinezë janë plagosur nga një sulm izraelit në orët e hershme të së dielës në Rripin e Gazës, njoftuan banorët lokalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj dy të rinjve pranë gardhit kufitar të sigurisë në jug të Rripit të Gazës, thanë banorët.

Një burim mjekësor palestinez tha se dy palestinezët kanë pësuar lëndime mesatare dhe janë shtruar në spital për trajtim.

Ushtria izraelite ende nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button