Vazhdon shpërfillja e gjuhës shqipe, tabela e reja digjitale vetëm në dy gjuhë

Për dallim nga tabela që  pret vizitorët nga Kosova në hyrje të Shkupit dhe e cila është në tre gjuhë, vizitorët nga Kumanova i pret kjo tabelë e njëjtë, por me një ndryshim shumë të rëndësishëm. Kjo tabelë është vetëm në dy gjuhë, mirëseardhja urohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në gjuhën shqipe.

Alsat iu drejtuar Qytetit të Shkupit për të marrë përgjigje se përse në dy tabela digjitale të njëjta, të vendosura për të njëjtë qëllim, mirëseardhja në njërën prej tyre nuk urohet edhe në gjuhën shqipe, por vetëm në atë maqedonase dhe angleze. Nga ky institucion gabimin e justifikojnë si lëshim.

“Bëhet fjalë për lëshim. Qyteti i Shkupit e respekton dygjuhësinë dhe  sapo të verifikohet vërtetësia e informacionit, në afat sa më të shkurtër do të bëhet edhe korrigjimi”, arsyetohen nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button