Trump në Japoni: Nuk jam i shqetësuar nga testimi i raketave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, deklaroi të hënën se nuk është i shqetësuar për veprimet e autoriteteve të Koresë së Veriut, të cilat kryen testime të raketave me rreze të shkurta veprimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan po qëndron për një vizitë zyrtare në Tokio, me rastin e ceremonisë së inaugurimit të perandorit të ri japonez Naruhito.

Në një postim të tij në Twitter, ai shkroi se është i bindur se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-in, do t’i mbajë këto premtime, për të shtuar se nuk është i shqetësuar nga testimet e fundit të raketave me rreze të shkurta në Korenë e Veriut.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Trump sot luajti golf me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ndërsa ishte i pranishëm edhe në një garë Sumo.

Mbrëmë Trump darkoi me drejtuesit e kompanive më të mëdha japoneze, siç janë Toyota, Nissan, Honda, SoftBank dhe Rakuten, të cilëve u tha se tani është një kohë e volitshme për të investuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button