“Ndërkombëtarët” nuk guxon të keqpërdoren për ti dhënë peshë informatës së trilluar

Burimi: KriThink

Ditëve të fundit u bë bujë rreth emërimit të drejtorit të ri të Agjencisë së Zbulimit Eroll Musliu, Agjenci kjo e cila është nën ombrellën e presidentit Stevo Pendarovski. Eroll Musliun, të cilin e emëroi presidenti, disa e sulmonin se nuk është i denjë për postin, e disa e lavdëronin si profesionist. Autori në këtë tekst është thirrur në deklaratat e gjoja ndërkombëtarëve, por dërkombëtarët përfshijnë shumë emra diplomatësh në Maqedoni dhe nuk guxon të përdoren në përgjithësi, pa emra konkret, sidomos pa argumente dhe prova.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli: Ndërkombëtarët mbështesin Musliun: BDI duhet të flasë për rolin e funksionarëve të saj në ngjarjet e Kumanovës!

Data e publikimit: 23.05.2019

Data e recensionit: 26.05.2019

Recensuese: Ferikan Iljazi

Besoni mediave që ju jep argumente

Në tekstin që po recensojmë, autori është vënë në mbrojtje të Musliut dhe i është kthyer në sulm partisë shqiptare në pushtet BDI. Autori ka dhënë disa argumente dhe është thirrur në deklaratat e gjoja ndërkombëtarëve, por ndërkombëtarët përfshijnë shumë emra diplomatësh në Maqedoni dhe nuk guxon të përdoren në përgjithësi, pa emra konkrete, sidomos pa argumente dhe prova.

Autori ka shkruar se “ndërkombëtarët janë posaçërisht të habitur nga kundërshtimi i BDI-së ndaj emërimit të Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për zbulim”

“Jemi të habitur pse BDI asnjëherë nuk ka guxuar të flasë për rolin e Sasho Mijallkovit ose Sinisha Aleksovskit në ngjarjet e Kumanovës, por aludojnë tani te Erold Musliu. Pse asnjëherë nuk kanë folur për rolin e Gruevskit e Jankullovkës, që vetë i kanë votuar. Ky qëndrim i BDI-së është qesharak dhe joserioz”, kanë vlerësuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Ata rikujtojnë se edhe vetë njerëz dhe funksionarë të BDI-së përmenden si të involvuar në ngjarjet e Kumanovës edhe atë si nga familjarët e Grupit të Kumanovës, poashtu edhe nga vetë pjesëtarët e këtij grupi”, shkruan në tekstin që po recenzojmë.

Vetëm nëse publikohet citat i vendosur në thojëza, nuk do të thotë se vërtetë ekziston lajm dhe deklaratë.

Edhe pse autori ka transkriptuar deklarata të gjoja ndërkombëtarëve, askund nëpër media nuk ka ndonjë lajm për këtë temë dhe kjo e bën edhe tekstin në tërësi jo të besueshëm. Nuk ka mundësi që për një deklaratë të tillë serioze, ku përmenden edhe emra agjentësh, të mos ketë bujë lajmesh.

“Jemi të habitur pse BDI asnjëherë nuk ka guxuar të flasë për rolin e Sasho Mijallkovit ose Sinisha Aleksovskit në ngjarjet e Kumanovës, por aludojnë tani te Erold Musliu. Pse asnjëherë nuk kanë folur për rolin e Gruevskit e Jankullovkës, që vetë i kanë votuar. Ky qëndrim i BDI-së është qesharak dhe joserioz”, kanë vlerësuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan më tej në tekstin që po e recensojmë.

Vlerësoni lajmet sipas fakteve dhe argumenteve. Nëse autori nuk mund t’ia dëshmojë as vetes lajmin, aq më pak mundet juve.

Ndërkombëtarët, edhe po të kishin dhënë deklaratë, të ngjashme me këtë, nuk e kishin bërë kurrë në këtë stil. Fjalori i diplomatëve është gjithmonë i matur. Për këtë shkak, ju lexues duhet ta mbani mend gjithmonë se diplomatët asnjëherë nuk flasin direkt, sidomos jo me emra. Ata gjithmonë kanë mënyrë tjetër me finesë e të thënit të gjërave, në mënyrë që të mos tingëllojë si përzierje në punët e brendshme të shtetit. Ky rast ose ky tekst duhet sikur të jetë i shpikur, për nevoja ditore politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button