Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD
Huaweit i është ndaluar të jetë anëtar i SD Association, grupit përgjegjës për standardizimin e kartave SD dhe microSD.
Ky ndryshim do të thotë se kompania nuk mund të ofrojë më produkte me markën zyrtare SDA dhe do të përjashtohet nga vendosja e standardeve të reja. SD Association konfirmoi se Huawei është larguar nga grupi në përgjigje të urdhrit ekzekutiv amerikan, transmeton Telegrafi.
Javën e kaluar Departamenti amerikan i Tregtisë, ju ndaloi kompanive amerikane të bëjnë biznes me Huawei dhe 70 filialet e saj.