fbpx

Si t’i bëni këmbët e buta me përbërës të thjeshtë që i keni në shtëpi? Disa këshilla praktike

Vera është sezoni i sandaleve, shapkave dhe në këtë moment ne kujtohemi për këmbët tona. Kur vjen stina e nxehtë, ato fillojnë dhe çahen për shkak të thatësirës. Mirëpo, çfarë duhet të bëni në këtë rast, transmeton Class.

Le të fillojmë me disa këshilla të përgjithshme:

Nëse doni që këmbët tuaja të jenë të buta, duhet të:

-Hiqni lëkurën e vdekur gjatë ose menjëherë pas një dushi kur lëkura është e butë. Përdorni lëvizje rrethore për rezultate më të mira. Shpërlani këmbët tuaja pas procedurës dhe pastaj të aplikoni disa krem hidratues.

-Përdorni ujë të ftohtë, pasi uji i nxehtë e than lëkurën tuaj.

-Provoni mjaltë, kripë, sheqer ose kafe, zgjedhjen e bëni ju.

-Ju mund të provoni vaj kokosi ose gjalp për të masazhuar këmbët tuaja.

-Pasta e dhëmbëve në fakt shërben jo vetëm për dhëmbët, por për një sërë funksionesh të tjera. Nëse keni këmbë të çara vendosni pastë dhëmbësh në mënyrë që ato të zbuten. Duhet ta lini pastën për disa orë në mënyrë që të përthithet mirë.

-I vetmi paralajmërim është: mos përdorni pastë dhëmbësh nëse keni çarje të thella.

Pra, këto janë këshilla të përgjithshme, për t’i mbajtur këmbët tuaja sa më të buta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button