Luiz: Emery është trajner i madh, por do t’i mundim në finale

Mbrojtësi i Chelseat , David Luiz, nuk ka asgjë tjetër veçse fjalë të mira për të thënë për trajnerin e Arsenalit, Unai Emery, përpara finales së Ligës së Evropës.

Ishte Emery, i cili lejoi largimin e Luizit nga Paris Saint-Germain, kur braziliani bëri kthimin e tij në Chelsea tre vjet më parë.

Megjithatë, Luizit nuk i ka mbetur hatri pasi ka folur fjalë të mëdha për trajnerin e Arsenalit, por tutje ka thënë se do t’i mposhtin në finale.

“Ata kanë bërë mirë sepse nuk është e lehtë për të ndryshuar menaxherin pas shumë vitesh që Arsene Wenger ishte atje”, ka thënë fillimisht Luiz për chelseafc.com, transmeton Telegrafi.

Luiz dhe Emery gjatë kohës së tyre te PSG

“Unai erdhi duke u përpjekur për të ndërtuar një filozofi të re dhe duke u përpjekur për të marrë besimin nga lojtarët, klubi dhe tifozët, dhe unë mendoj se po bën gjëra të mahnitshme”.

“Kam pasur mundësi të punoj për disa muaj me Unain, ai është një djalë i madh, një trajner i madh dhe një person i mirë dhe veçanërisht në këtë garë ai e di se si të fitojë”.

“Kjo është arsyeja pse Arsenali është në finale. Për këtë arsye Unai është aty, kështu që ne duhet të luajmë fortë për të mundur Unain dhe Arsenalin në finale”, përfundoi braziliani.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës mes dy klubeve londineze do të zhvillohet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button