NP “Ujësjellësi”: Nga shatërvanët e “Shkupi 2014” janë vjedhur reflektorët, është shkaktuar dëm prej 60 mijë euro

Nga shatërvanët e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014” janë vjedhur vetëm reflektorët, jo edhe mekanizmi, thonë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”. Drejtori, Dushko Veskovski tha se vjedhja nuk ndikon në punën e shatërvanëve dhe ato deri tani nuk janë lëshuar për shkak paralajmërimeve për kohë me erë, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Para se të fillojmë me përgatitjet e shatërvanëve kemi vërejtur se reflektorët janë vjedhur. Dëmi është rreth 60.000 euro. Qyteti i Shkupit rastin menjëherë e ka denoncuar në MPB. Por, kjo nuk ndikon në punën e tyre, mekanizmat nuk janë vjedhur e as lënduar. Do të furnizohen reflektorë të rinj. Nesër do të lëshohet shatërvani në sheshin ‘Filipi II’, ndërsa gjatë mesit të javës edhe ajo në sheshin ‘Maqedonia’”,  tha Veskovski.

Nga NP “Ujësjellësi” thonë se gradualisht do të ndërmarrin krejtësisht kujdesin e shatërvanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button