Lufta mes Facebook-ut dhe BE-së: Vetëm një mund të dalë i gjallë

Pas të gjithë zhurmës të Bashkimi Evropian për tu shkulur veshin gjigantëve të teknologjisë nga Silicon Valley, një nga ata, Facebook-u, vazhdon të vrapojë si një rrëqebull i trazuar nëpër Kontinentin e vjetër mu përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që do të mbahen javën që kemi përpara.

Votuesit evropianë janë nën sulm të dezinformatave të lëshuara në Facebook dhe Messenger, si dhe në pjesë të tjera të perandorisë së gjigantit medial si WhatsApp dhe Instagram.

Në një raport të publikuar javën e kaluar, rrjeti i aktivistëve online Avaaz zbuloi se Facebook-u në platformën e tij vazhdon të lejojë grupet ekstremiste të djathta dhe anti-BE të përhapin informacione të rreme ose që kanë qëllim të shkaktojnë mashtrim dhe huti. Kontrolluesit e pavarur të fakteve kanë shqyrtuar mijëra faqe publike, grupe dhe faqe interneti të identifikuara si përhapës të dezinformatave ose përmbajtjes që ka elemente të urrejtjes ose që nxitin dhunë, duke zbuluar në këtë mënyrë një përdorim sistematik të llogarive të rreme – fake accounts.

Në Gjermani, llogaritë e rreme e përforcuan mesazhin e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland, kurse në Francë ato përhapën përmbajtje nga ideologjia e supremcizmit të bardhë. Dhjetra faqe të krijuara në Itali u krijuan për të tërhequr ndjekës me probleme gjenerike përpara se të shndërrohen në faqe të cilat ndajnë lajme të rreme dhe mesazhe që janë në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë Lega Nord ose partisë anti-qeveritare- Movimento 5 Stelle.

Pas një hetimi të tyre të pavarur, Facebook hoqi nga përdorimi një numër të madh të faqeve dhe grupeve (mbi 2 milion) të raportuara nga Avaaz. Këto faqe të hequra, bashkërisht kishin 5.9 milion ndjekës – pothuajse tre here më shumë ndjekës sesa faqet me performance rekorde të partive të ekstremit të djathtë në Evropë dhe atyre anti-BE. Lega e Italisë, AfD e Gjermanisë, Vox e Spanjës, Brexit e Britanisë, Rassambelemt Nationale e Francës, Prawo i Sprawiedliwość e Polonisë, qëkanë 2 milion ndjekës mes tyre.

Përgjigjja e Facebook-ut ishte për çdo lëvdatë, por vjen shumë vonë. Miliona evropianë tashmë janë ekspozuar ndaj këtyre përmbajtjeve malicioze, gënjeshtrave dhe urrejtjes. Facebook-u poashtu ka dështuar të adresojë problemin kryesorë.

Dominimi i dezinformatave në debatet parazgjedhore – të cilat në shumë vende i ngulfatën mesazhet e partive mainstream–u përkeqësua edhe më shumë nga politikat e reja për reklamim që Facebook-u i futi në funksion pas zbulimeve të abuzimeve përpara referendumit për Brexit në 2016.

Sipas rregullave të reja, një porositës i reklamës mund të paguajë për përmbajtje politike vetëm në shtetin ku ai është i bazuar. Rezultati? Partitë politike të BE-së, institucionet dhe grupet e shoqërisë civile në një mënyrë u penguan nga Facebook-u dhe aplikacionet tjera për të kryer një fushatë të gjerë të komunikimit në tërë hapësirën e BE-së.

Kjo paraqet një lëshim të madh nga ana e Facebook-ut. Duke e kufizuar mesazhin politik brenda kufijve kombëtarë, ky rrjet social i ka parandaluar partitë mainstreamdhe organizatat pro-BE që ti mobilizojnë qytetarët dhe të luftojnë kundër përpjekjeve për dezinformata malicioze.

Facebook ka investuar shumë energji ndaj pretendimeve se ai nuk merr anë dhe se në thelb është “neutral”. Por nga ana tjetër rregullat e kompanisë të vetë-imponuara për reklamim politik janë shumë larg nga neutraliteti politik. Facebook ka refuzuar në mënyrë sistematike të kryejë hetime dhe të veprojë mbi përmbajtjet nga aktorë “të veçantë”, pavarësisht nga faktet e qarta se përmbajtja më problematike vjen pikërisht nga komuniteti i identifikueshëm.

Duke insistuar se ai është “neutral”, Facebook-u po krijon ekuivalente të rreme mes propagandës ultra-nacionaliste të ekstremit të djathtë dhe mesazheve politike mainstream. Kjo krijon një disavantazh indirekt për preferencat politike të aktorëve ekstrem.

Dhe me të vërtetë, modeli i gjithanshëm i biznesit të Facebook-utpay-as-you-go – i cili më tepër i favorizon shikimet sesa vërtetësinë – në fakt favorizon mesazhet politike ekstreme mbi të tjerat. Si rezultat, këto postime malicioze vazhdojnë të perceptohen si më të përhapura sesa që ato aktualisht janë.

Në këtë rast nuk duhet të befasohemi, nëse partitë ultra të djathta, të bashkuara në Evropë mefluksin dhe shtrirjen e tyre të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, do të mbeten mbrojtësit e fundit të interesave të Facebook-ut.

Shpesh, BE-ja është treguar të jetë ambivalente dhe madje edhe bashkëpunëtorë ndaj aktivitetit të Facebook-ut.

BE-ja dështoi të krijojë një kornizë rregullatore që do të kishte pushtet mbi ekosistemin digjital të reklamimit të Facebook-ut dhe në thelb këtë detyrë ia ka dhënë vetë Facebook-ut, nëpërmjet Kodit të Praktikës dhe Dezinformimit.

Pas marrjes së disa ankesave, Komisioni Evropian konkludoi që institucionet e BE-se janë tepër të varura nga Facebook-u për të arritur deri te qytetarët e tyre në Evropë. KE eventualisht ia arriti të merr nga Facebook-u një përjashtim për institucionet e BE-së nga rregullat për reklamim politik deri në ditën pas zgjedhjeve, por partitë pan-Evropiane dhe organizatat e shoqërisë civile janë akoma të ndaluara për të kryer fushata jashtë kufijve ku i kanë qendrat e tyre.

Pas përfundimit të sondazheve dhe zgjedhjeve, beteja e ardhshme patjetër duhet të koncentrohet kundër efekteve tinëzare të Facebook-ut ndaj demokracisë europiane.  Beteja pritet të jetë e nxehtë – pasiqë populistët të cilët kanë përfituar nga politikat e kompanisë kundërshtojnë ashpër çdo përpjekje për t’i rregulluar ato.

E ardhmja e Evropës dhe Facebook-ut asnjëherë nuk kanë qenë kaq e ndërvarur. Është një goditje vdekjeprurëse, dhe për momentin, duket sikur vetëm një nga të këto dy, do të jetë në gjendje t’i shpëtojë gjallë.

Autor: Lekë Dalipi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button