U mësua identiteti i personit që shkaktoi skandalin me “Nefa Mebel”-in

“Për shkak të kontrolleve teknike më duhej të kthehesha në Rusi”. Ky është mesazhi që drejtori i “Nefa Mebel”-it, Maksim Maksimov ua ka dërguar menaxherëve në Serbi, vetëm pak ditë pasi që kjo kompani të zhduket brenda natës, njoftojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Është mbyllur “Nefa Mebel” në Maqedoni dhe Serbi, blerësit janë mashtruar, nuk i kanë marrë porositë

Gjasat janë të vogla që blerësit të fitojnë moblije të stofit, pasi që ndërmarrja serbo-ruse për mobilje “Nefa Mebel” dje pa paralajmërim i ka mbyllur të gjithë dyqanet në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kompania ruse “Split” e cila e prodhon mobiljen që e shet “Nefa”, përpara dy ditëve natën ka ikur nga Vranje dhe Samobor dhe ka lënë borxhe dhe 550 punëtorë pa punë në fabrikë dhe 34 dyqane nëpër Serbi.

“Nefa mebel” në Maqedoni ka dhjetëra shitore në mbarë vendin. Dyqani i fundit në Shkup, në QTQ, është hapur përpara saktë një viti, në maj të vitit të kaluar, por edhe pardje të gjithë janë mbyllur dhe askush nuk lajmërohet në telefon.

“Vetëm në Gostivar janë vjedhur 160 klientë, ky është krim i organizuar”, thotë njëri nga blerësit në koment në një tekst për mashtrimin e “Nefa mebel” në faqen e Fejsbukut të SDK-së. Ka edhe komente të blerësve të mashtruar në Shkup dhe Strumicë.

Në Maqedoni të Veriut, kompania ka 3 dyqane në Shkup – në Siti Moll, Kapitoll Moll dhe QTQ, dhe në Veles, Gostivar, Prilep, Manastir, Tetovë. Por dje pasdite të gjithë menjëherë janë mbyllur, ndërkaq blerësit thonë se shoshitësit që kanë qenë brenda nuk kanë mundur të marrin informata se si t’i marrin porositë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button