Barcelonës s’i mjafton Messi, Kupën e Mbretit e fiton Valencia (VIDEO)

Barcelona e ka mbyllur në mënyrën më të keqe sezonin, duke humbur Kupën e Mbretit. Skuadra blaugrana u mund 2-1 në finale nga Valencia. Dy gola në pjesën e parë nga Gamerio dhe Rodrigo ishin shumë për Barcelonën, e cila edhe me “artilerinë e rëndë” në fushën e lojës, nuk mundi të shënonte më shumë se një gol, njofton Koha Jonë.

Kampionët e Spanjën bën përpjekjet maksimale për të shënuar dhe gjetën golin në minutën e 73-të me të përhershmin Lionel Messi, por vetëm kaq.

Pavarësisht përpjekjeve, goli i barazimit nuk erdhi, madje rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë në favor të Valencias, e cila pati dy raste të pastra me kundërsulm me anë të Guedes, i cili fillimisht gaboi përballë portierit, ndërsa në rastin e dytë e dërgoi sërish topin e jashtë edhe pse porta ishte e boshatisur.

Barcelona merr një tjetër goditje, duke e mbyllur sezonin 2018-2019 me një trofe, fitoren e kampionatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button