Triumfoi Nuri Seferi

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi është rikthyer pas një kohe të gjatë të ring. Ai ka mundur boksierin me nënshtetësi gjermane, Rad Rashid, njofton Albinfo.ch.

Seferi gjatë gjithë duelit ishte më i mirë se kundërshtari dhe pas numërimit të votave të gjyqtarëve, fitorja i ka takuar boksierit shqiptar.

Meçi u zhvillua në Sporthalle Grossmatt të Zvicrës, ku edhe në këtë duel, nuk mungoi përkrahja e shqiptarëve për boksierin shqiptar.

Kështu Seferi rikthehet në ring me fitore, duke dëshmuar fuqinë e tij në boks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button