LSDM-ja ka miratuar shkarkime të reja, me instrument partiak do t’i kontrollojë ministrat dhe kryetarët e komunave (VIDEO)

Pas katër orësh debat, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Qendror i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), në të cilën janë shkarkuar sekretarët e përgjithshëm, nënkryetarët dhe koordinatorja e forumit të gruas, këto i bëri të ditura lideri i partisë, Zoran Zaev në konferencë për media, transmeton Portalb.mk.

“Ne sollëm vendime thelbësore, që do të sjellin përparim të shtetit tonë dhe kushte më të mira për qytetarët”, tha Zaev.

Zoran Zaevi duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ka njoftuar se do të shkarkohen më shumë se tre ministra, ndërkaq tha se ndryshime priten edhe në qeveri.

Ka shkarkuar:

-ministrin e Blegtorisë, Pylltarisë dhe Bujqësisë, Lupço Nikollovski;
– tre sekretarët e përgjithshëm: Aleksandar Kiracovski, Mile Zaçeviq dhe Dane Talevskin;
-gjashtë nënkryetarët: Oliver Spasovski, Frosina Remenski, Petre Shilego, Damjan Mançevski, Muhamed Zekiri dhe Bllagoj Boçvarski;
-ka shkarkuar tërë përbërjen e këshillit ekzekutiv dhe
-Koordinatoren e forumit të gruas, Cvetanka Laskova.

“Nuk është e vërtetë se vetëm bordet komunale janë fajtor për rezultatin e partisë, por ato dërguan mesazhin se diçka duhet të ndryshojmë. Prandaj vazhduam më tej, dhe ja në Qendrorin ne vazhdojmë me trupat të tjerë, ku më pas do të duhet të emërojmë edhe përbërjen e re të trupave, të cilët u shkarkuan sot në Këshillin Qendror”, tha Zaev.

Në lidhje me shkarkimin e Lupço Nikollovskit, Zaevi u shpreh: “Lupço ka për detyrë që tërë kapacitetin e tij ta shfrytëzojë për të mirën e partisë”, tha Zaev, i cili ende nuk ka vendosur për emrin e ri që do ta zëvendësojë Nikollovskin.

Nikollovski: Me instrument partiak do t’i kontrollojmë funksionarët dhe kryetarët e komunave

Pas konfirmimit të emrit të tij si sekretar i përgjithshëm i partisë, Lupço Nikollovski ka deklaruar se do të punojë për realizim të një instrumenti partiak i cili do të masë transparencën e funksionarëve shtetërorë dhe kryetarëve komunalë, me qëllim që të vlerësohet se deri ku është realizimi i premtimeve partiake të dhëna gjatë fushatave.

“Do të punojmë për një kontroll të fuqishëm, se si realizohet programi ynë, programi i LSDM-së dhe premtimet tona që ishin pjesë e fushatave tona”, tha Nikollovski i cili shtoi se gjatë periudhës së ardhshme, nëpërmjet instrumenteve partiake, do të kërkohet llogaridhënie nga të gjithë funksionarët e zgjedhur, nga kryetarët komunal dhe të organeve komunale.

LSDM-ja sot ka vendosur që të shpallet konkurs për zgjedhjen e kryetarëve të ri në 78 degë partiake, pasi që ata u shkarkuan ditë më parë njashtu nga Zaev.

Ndryshe, procesi i “fshesës” u paralajmërua për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve.

Mbledhja e LSDM-së
Mbledhja e LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button