Dibër: U zhvillua stërvitje taktike e anëtarëve të policisë (VIDEO)

Prezantimi i disa pajisjeve të Ministrisë së Brendshme dhe një stërvitje taktike e anëtarëve të policisë u zhvillua sot në Dibër në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës së Policisë, njoftojnë nga Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Ushtrimet stërvitore taktike u ndoqën nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe zyrtarë të lartë në Ministrinë e Brendshme, si dhe kryetarët e komunave të Dibrës, Hekuran Duka, të Mavrovë Rostushës Medat Kurtovski dhe Qendra Zupa, Arijan Ibrahim.

“Kjo është një nga mënyrat për të ripërtërirë, për të forcuar marrëdhëniet midis qytetarëve dhe policisë maqedonase në nivelin e partneritetit dhe bashkëpunimit, në mënyrë që të kemi një qytet më të sigurt dhe një vend më të sigurt por edhe një rajon më të sigurt. Ky ushtrim u bë si pjesë e aktiviteteve me rastin e 7 majit, Ditës së Policisë maqedonase, dhe për këtë arsye donim të ishim këtu në Dibër, të paraqisnim veten tek qytetarët dhe të inkurajonim të gjithë që të bashkëpunojmë së bashku, por edhe të inkurajojmë të rinjtë për të qenë pjesë e policisë maqedonase nga i gjithë ky rajon”, tha Spasovski.

Ai falënderoi kryetarin e komunës së Dibrës, mediat dhe qytetarët për vizitën masive në ngjarje, si dhe pjesëmarrësit në stërvitje.

“Ne të gjithë së bashku i prezantuam të gjithë publikut maqedonas për kapacitetin, gatishmërinë dhe entuziazmin e policëve maqedonas dhe në këtë mënyrë dërguam një mesazh të fortë se policia maqedonase është kujdestari i stabilitetit dhe sigurisë i përgatitur në çdo mënyrë për të mbrojtur qytetarët dhe Maqedoninë”, tha Spasovski.

Përndryshe, në ushtrimin qytetarët, ndër të tjera, patën mundësinë të shihnin një pjesë të potencialeve teknike të policisë, anëtarëve të Njësive për Detyrat e Veçanta dhe Shpërndarjen e Shpejtë, pastaj anëtarët e Njësisë për Qentë Zyrtarë, Departamentin e Njësive të Aviacionit në Ministrinë e Brendshme dhe anëtarë të Njësisë për siguri motocross.

Veçanërisht kurioz për këtë ngjarje ishin më të rinjtë, të cilët përveç kësaj, vështruan nga afër disa nga pajisjet që dëshironin të fotografonin me oficerët e policisë. Veprimtaria u organizua në oborrin e “Penestia” përballë stacionit policor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button