E quajti të eksituar gazetaren, peticion në rrjet kundër krye-akademikut Skënder Gjinushit

Një ditë pasi kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërit prej tyre se të shkonte të mjekohej se ishte i eksituar, ka ardhur edhe reagimi qytetar, njofton Lajmifundit.al.

Në rrjet ka nisur një peticion kundër Skënder Gjinushit për gjuhën e tij seksiste. “Gjinushi kërko falje publike për gjuhën denigruese e seksiste ndaj gazetareve”, është tema e peticionit për Skënder Gjinushin.

Dialogu gjatë daljes së Gjinushit përpara gazetarëve:

Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo pas reformës?
Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.
Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, atëherë keni qenë kryetar partie.
Gjinushi: Epo mirë dakord.
Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo pas reformës?
Gjinushi: Je shumë e eksituar…shko mjekohu.
Gazetarja: Kujdes me gjuhën zotëri…i paedukatë. Shko mjekohu ti se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.
Gjinushi: Mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje.
Gazetarët: Si nuk kanë përgjigje?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button