Epidemi në Strugë, 9 nga 56 punonjësit shëndetësorë janë të infektuar me fruth

Në departamentin e kirurgjisë në Spitalin e përgjithshëm të Strugës, 16 për qind e punonjësve janë të prekur, gjegjësisht nëntë nga 56 punonjësit shëndetësorë, të cilët punojnë në këtë departament, ndërkohë pesë e kanë kaluar fruthin dhe janë kthyer në vendin e punës. Këtë e njoftoi zëvendësministri Asim Musa, pasi mediat raportuan që departamenti ishte mbyllur për shkak se 50 për qind e stafit mjekësor ishin sëmurë nga fruthi, transmeton Mms.mk.

Ai shtoi se në Spitalin e përgjithshëm, 70 për qind e punonjësve janë të vaksinuar dhe njoftoi që ata të cilët nuk janë vaksinuar do të vaksinohen brenda një periudhe shumë të shkurtër me vaksinë MRP. Një njoftimin nga Ministria e shëndetësisë theksohet se njësia kirurgjikale do të mbyllet për një javë, ndërsa pacientët edhe më tutje do të kenë kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Ata do të dërgohen në Ohër dhe Manastir.

Nga fillimi i epidemisë e deri tani, në Qendrat e shëndetit publik, janë vaksinuar edhe 1.780 persona, nga të cilët më shumë se 65% janë punonjës shëndetësorë, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme mjekësore, pjesa tjetër janë kontakte dhe personat mbi 14 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar deri 14 vjeç, me vaksinë MRP, nga fillimi i epidemisë është 25.808.

LEXO: Personeli është sëmurë nga fruthi, është mbyllur reparti kirurgjik në Strugë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button