Lady Gaga tymos marihuanë në skenë

Në skenën e Amsterdamit, këngëtarja Lady Gaga ka folur hapur mbi temën e legalizimit të drogave të lehta. Ajo ka dalë zbuluar, duke rrëfyer pasionin e saj për marihuanën, ndërkohë që gjithçka e ka demonstruar hapur në skenën e Amsterdamit, ku drogat e lehta janë të legalizuara.

Kjo ka ndodhur gjatë etapës holandeze të “Born this Way Balla Tour”, kur një fans i hodhi një cigare “magjike” dhe këngëtarja e ndezi në skenë, duke thënë se është vendi ideal për të folur mbi argumentin ‘marihuanë’. “E ka ndryshuar plotësisht jetën time”, ka treguar 26-vjeçarja, duke shtuar se “me ndihmën e saj la pijen”. “Për mua është një përvojë shpirtërore, bashkë me muzikën”, ka thënë ajo.

Duke bërë shaka, Gaga ka lëshuar edhe një fushatë pro legalizimit: “Do të flas me presidentin Barack Obama për të bërë marihuanën legale në të gjithë botën. Madje, gjethja e saj duhet të shndërrohet në simbolin e paqes… Është njësoj sikur të thuhet që secili prej nesh duhet të bëjë një frymëmarrje të thellë dhe gjithçka do të shkojë mirë…”.

Lajme të ngjashme

Back to top button