Pas dorëheqjes mes lotësh të May-it, këto janë emrat në garë për tu bërë kryeministër i Britanisë

Gara për kreun e Partisë Konservatorë në Britani është hapur tashmë që Theresa May deklaroi dorëheqjen e saj.

Kjo garë nuk do të prodhojë vetëm një lider të ri partie por edhe kryeministrin e ri të Britanisë. Megjithatë është ende herët për të thënë se ka vetëm 4 kandidatura.  Në vijim pritet që të zyrtarizojë kandidaturën e tij Sir Graham Brady, figura kryesore që ndikoi në largimin e May-t.

Deri tani si favoriti kryesor për shefin e qeverisë shihet Boris Johnson. Ai kryeson përpara ish sekretarit për Brexit Dominic Raab dhe Michael Gove.

Katër kandidatë kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen në garë:

Sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt

Sekretari i Zhvillimeve Ndërkombëtare, Rory Stewart

Ish Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson

Ish Sekretarja për Punën dhe Pensionet, Esther Mc Vey

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button