Është mbyllur “Nefa Mebel” në Maqedoni dhe Serbi, blerësit janë mashtruar, nuk i kanë marrë porositë

Gjasat janë të vogla që blerësit të fitojnë moblije të stofit, pasi që ndërmarrja serbo-ruse për mobilje “Nefa Mebel” dje pa paralajmërim i ka mbyllur të gjithë dyqanet në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kompania ruse “Split” e cila e prodhon mobiljen që e shet “Nefa”, përpara dy ditëve natën ka ikur nga Vranje dhe Samobor dhe ka lënë borxhe dhe 550 punëtorë pa punë në fabrikë dhe 34 dyqane nëpër Serbi, njoftojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk.

“Nefa mebel” në Maqedoni ka dhjetëra shitore në mbarë vendin. Dyqani i fundit në Shkup, në QTQ, është hapur përpara saktë një viti, në maj të vitit të kaluar, por edhe pardje të gjithë janë mbyllur dhe askush nuk lajmërohet në telefon.

“Vetëm në Gostivar janë vjedhur 160 klientë, ky është krim i organizuar”, thotë njëri nga blerësit në koment në një tekst për mashtrimin e “Nefa mebel” në faqen e Fejsbukut të SDK-së. Ka edhe komente të blerësve të masthruar në Shkup dhe Strumicë.

Në Maqedoni, kompania ka 3 dyqane në Shkup – në Siti Moll, Kapitoll Moll dhe QTQ, dhe në Veles, Gostivar, Prilep, Manastir, Tetovë. Por dje pasdite të gjithë menjëherë janë mbyllur, ndërkaq blerësit htonë se shistoësit që kanë qenë brenda nuk kanë mundur të marrin informata se si t’i marrin porositë.

“Nefa mebel”  ka qenë tërheqëse me çmime të lira, por edhe zbritjet shtesë që në kohën e fundit janë bërë.

“Blici” i Serbisë shkruan se në shitoret e Beogradit mobiljet janë vjedhur nga të punësuarit për të cilët ajo ka qenë  mënyra e vetme që kompensojnë rrogat, ndërkaq gjithçka që ka pasur në magazinë e ka konfiskuar pronari i hapësirës së dyqanit, pasi që rusët nuk i kanë paguar qira.

Sipas kryetarit të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit nuk ka shumë shpresë që blerësit e mashtruar do t’i marrin moblijet që i kanë porositur, ose paratë do t’u kthehen. Ai thotë se kjo mundësi do të ishte vetëm nëse “Spilit”, pronari rus i “Nefa mebel”, ka pasues juridik, në të kundërtën fabrika do të shkojë në falimentim dhe nuk dihet se sa do të ishte masa e falimentimit.

Sipas “Blic”, drejtor i “Nefa mebel” në Serbi Maksim Maksimov, javën e kaluar disa ditë përpara mbylljes së menaxhmentit serb i ka dëguar porosi se urgjentisht duhet që të largohet për në Rusi për shkak të kontrollimit teknik të automjetit. Ai ka qenë kontakti i fundit i menaxhmentit serb me menaxhmentin rus të ndërmarrjes. Prej atëherë ka filluar që të heqë dorë edhe logjistika, të vonohen porositë e moblijes, ndërkaq nëpërmjet e-postës kanë arritur njoftime që punëtorët të marrin pushime vjetore dhe se është shumë e rëndësishme që të tërhiqen depozitat që të paguhen borxhet e ndërmarrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button