Një tinejxher ka vjedhur para dhe barna nga Klinika e Tetovës

SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër një 18-vjeçarit A.Z. nga fshati Ozormishtë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e shtatë veprave “vjedhje të rëndë”, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën prej 11.02.2019 deri në 07.03.2019 në zonën e Tetovës, i paraqituri ka kryer vjedhje të rënda në veturë dhe ka marrë pjesë, para dhe mjete të ndryshme, ndërkaq në Qendrën Klinike Tetovë me përdorimin e forcës ka hyrë brenda dhe ka marrë para dhe barna”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button