Vetingu, 64 çështje regjistrohen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Kur ka kaluar një vit nga nisja e Vetingut për prokurorët e gjyqtarët, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar 64 çështje, 40 prej të cilave në vitin 2018 dhe 24 të tjera deri në maj të këtij viti.

Deri më tani, shkalla e dytë e Vetingut ka përfunduar vetëm 23 çështje në ngarkim të subjekteve të rivlerësimit. Duke iu referuar shifrave, numrin më të lartë të apelimeve e zëne prokurorët e gjyqtarët. Nga 64 çështje në Kolegj, 43 prej tyre janë ankimuar nga subjektet e rivlerësimit, ndërsa 21 të tjera nga Komisioneri Publik, transmeton Vizionplus.

Ne shumicën e vendimeve, kolegji ka lënë në fuqi vendimet e dhëna nga shkalla e parë e Vetingut, ndërsa ne katër raste ka rrezuar vendimet e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit.

Kështu, Kolegji ka rrëzuar vetëm vendimet për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, prokuroren dhe anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdarin, gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Astrit Faqollin, si dhe anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamajn.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konfirmoi ata në detyrë, por Kolegji i shkarkoi përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button