Basha: Largimi i Edi Ramës nuk negociohet!

Lulzim Basha pranoi nga Burreli se ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën në vend është e domosdoshme, por kushti për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm, transmeton Top Channel. 

“Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe mirënjohje SHBA-së që nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Një gjë është e sigurtë: ka vetëm një rrugë, ajo e standardeve evropiane. Kjo nuk negociohet, largimi i Edi Ramës nuk negociohet”, tha kreu i PD-së.

Basha tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në betejën e saj për jetë a vdekje.

Lideri i opozitës sulmoi sërish kandidatët socialistë për kryetar bashkie si të inkriminuar dhe trafikantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button