OKB: Rreth 20 mijë refugjatë kanë hyrë në Evropë në vitin 2019

Që nga fillimi i vitit 2019, nëpërmjet rrugëve detare në Evropë arritën 19.830 emigratë të parregullt dhe refugjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një raporti nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), nga kjo shifër 512 humbën jetën në det.

Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 28.325 emigrantë të parregullt dhe refugjatë hynë në Evropë ndërsa 638 humbën jetën në Detin Egje.

Sipas përfaqësueses së IOM-it në Spanjë, Ana Dodevska, 7.666 emigrantë të parregullt dhe refugjatë të parregullt mbërritën në Spanjë deri më 22 maj.

Në pesë muajt e parë të vitit 2018, afërsisht 8.150 emigrantë të parregullt mbërritën në Spanjë nga rruga e Mesdheut Perëndimor.

Sipas përfaqësueses së IOM-it në Greqi, Christine Nikolaidou, numri i mbërritjeve në Greqi deri më 22 maj të vitit 2019 ishte 9.430.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 10.641 emigrantë të parregullt mbërritën në Greqi përmes detit.

Sipas OKB-së, gjithsej 30.510 emigrantë humbën jetën midis viteve 2014 dhe 2018 duke udhëtuar drejt Evropës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button