“ECO ACTION” shpërndau kontejnerë për mbeturina elektrike dhe elektronike në Tetovës dhe Bogovinë

Shoqata ekologjike “ECO ACTION” sot realizoi me sukses shpërndarjen e kontejnerave për mbeturina elektrike dhe elektronike në kompani dhe institucione të ndryshme në Komunën e Tetovës dhe të Bogovinës.

Për herë të parë Eco Action sjell në rajonin e Pollogut sistemin e organizuar për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike me qëllim që të zvogëlojë ndikimin negativ ndaj shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor nga menaxhimi joadekuat i këtij lloji të mbeturinave.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Krijimi i sistemit për mbledhjen e mbeturinave elektrike dhe elektronike në rajonin e Pollogut”, i cili zatohet nga Shoqata ekologjike Eco Action- Tetovë në partneritet me Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave Nula Otpad Doo- Shkup si dhe Asociacionin për zhvillim demokratik të Romëve Sonce- Tetovë dhe mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla si pjesë e Fondit Global Ekologjik, i cili program zbatohet nga UNDP ndërsa realizohet nga Zyra për Shërbimet e Projektit të Kombeve të Bashkuara – UNOPS. në partneritet me Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave, Nula Otpad Doo Shkup si dhe Asociacioni për zhvillim demokratik të Romëve, Sonce.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button