Gjorçe Petrov, këshilltarët komunal kanë hëngër e pirë, nuk kanë ardhur në punë dhe kanë marrë para

Komuna Gjorçe Petrov mori një opinion të pafavorshëm nga Revizorët shtetërorë mbi realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave/raporteve financiare për vitin 2017, njofton Alsat M.

Revizioni zbuloi se dy vjet më parë pushteti lokal i ka paguar 294 mijë denarë anëtarët e këshillit edhe pse nuk janë paraqitur në seanca. Në kundërshtim me Ligjin për Pagat dhe Kompensimet, këshilltarët, edhe pse nuk kanë ardhur, megjithatë kanë marrë para nga arka e komunës.

Komuna ka shpenzuar rreth 10 mijë euro për reklamat televizive të Gjorçe Petrovit. Kanë lidhur marrëveshje me dy televizione lokale. Por, Revizioni nuk është bindur në realitetin e shpenzimeve, pasi pushteti lokal nuk e ka vërtetuar me dëshmi, vërtetësinë e faturave, sepse nuk janë dorëzuar planet e mediave. Revizorët deklaruan se gjetjet në raport, janë përgjegjësi e ish kryetarit të komunës nga VMRO-DPMNE, Sokol Mitrovski dhe të atij aktual nga LSDM-ja, Aleksandar Naumovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button