U zbuluan pesë futbollistët që i kërkon Antonio Conte t’i merr me vete në Inter

Antonio Conte është shumë pranë marrjes së pankinës së Interit.

Pasi fitoi gjyqin ndaj Chelsea-t, strategu italian është gati për të marrë drejtimin e zikaltërve.

Mbërritja e tij në Milano mund të shoqërohet me një merkato të fuqishme të drejtuesve, teksa së fundmi qarkullojnë shumë emra.

Në numrin e sotëm të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport:, 5 janë emrat që janë në listën e Contes. Vështirë se mund të mbërrijnë të gjithë, por shpresat janë që të paktën të mbërrijë ndonjëri prej tyre.

Në mbrojtje është zyrtare transferimi i Diego Godin, në mesfushë qarkullojnë dy emra, të rinj dhe italian. I pari është Niloco Barella (për të cilin Caglari kërkon shumë) dhe Lorenzo Pellegrini i Romës.

Në sulm Conte kërkon një mes Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku. Me shumë mundësi do të vijë boshnjaku, pasi ka një vlerë më të ulët në merkato.

Në fund është një emër që është në listën e disa skuadrave të mëdha: Federico Chiesa, për të cilin duket se e ardhmja do të jetë jashtë Firences.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button