Zgjedhje në PE: Sot votohet në Çeki dhe në Irlandë

Qytetarët e Çekisë dhe të Irlandës sot votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pasi që votuesit në Britaninë e Madhe dhe në Holandë votuan dje, transmeton MIA.

Me votim  katërditor në 28-vende anëtare  fillon cikli i ri politik në Union, në të cilin do të zgjidhen edhe drejtuesit e rinj të institucioneve evropiane. Gjithashtu, zgjedhjet vijnë në një kohë të planifikimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Unionin.

Britania e Madhe dhe Holanda  votuan dje, por pjesa më e madhe e 28-vendeve anëtare do të votojnë të dielën. Më shumë se 400 milionë votues do të marrin pjesë në zgjedhje.

Votuesit çekë mund të votojnë sot dhe nesër, ndërsa  vendvotimet irlandeze do të mbyllen sonte në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button