Kryetarët e komunave të LSDM-së për fshesën e Zaevit – gjithçka për shefin, madje edhe dorëheqje

Zaevi i zgjedh, Zaevi i shkarkon. Pothuaj të gjithë kryetarët e organizatave komunale ushtrojnë funksione shtesë si drejtorë në ndërmarrje publike dhe anëtarë në këshilla drejtues dhe mbikëqyrës. IRL bisedoi me disa prej tyre, transmeton Portalb.mk.

“I mbështes të gjitha vendimet e kryetarit. Nëse dëshmohet se kryetarët e organizatave komunale kanë faj për atë që ndodhi në zgjedhje, atëherë duhet të shkarkohen. E pranoj vendimin megjithëse formalisht ende nuk e kam pranuar”, thotë Dushko Veskovski, drejtor i NP Ujësjellës dhe kryetar i organizatës komunale Karposh-Shkup.

Kryetari i partisë, Zoran Zaev, dje shkarkoi 78 kryetar të organizatave komunale të LSDM-së dhe kështu, sipas tij, fillon spastrimi kadrovik. Do të vazhdojmë me shkarkimin e drejtorëve të institucioneve publike dhe ndërmarrjeve, ministrave dhe funksionarëve të lartë partiak. IRL bisedoi me kryetarët komunal në disa nga  komunat më të mëdha. Të gjithë ndihen të kënaqur dhe do ta bëjnë atë që lideri e ka kërkuar prej tyre.

“Pafundësisht i besoj liderit të partisë dhe e përkrah në këtë hap dhe do të jem në dispozicion për gjithçka që duhet”, thotë kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Kumanovë Martin Kostovski.

Pothuaj pa përjashtim, njerëzit e parë të partisë nëpër komunat janë të emëruar dhe të caktuar për drejtor të ndërmarrjeve publike, zëvendës ministra dhe janë anëtarë të bordeve drejtues dhe mbikëqyrëse. Në pyetjen çka nëse fshesa, krahas funksioneve të tyre partiake i kap edhe funksionet tjera të cilat i kryejnë, shumica do të bëjnë atë që do t’u thuhet, por të gjithë janë të kënaqur nga ajo që e kanë realizuar.

“Aspak nuk kam frikë për shkak se Gazeta zyrtare me mua përjetoi renesancë. U bë institucion serioz”, thotë Kostovski.

Për kolegun e tij nga Gazi Baba, s’ka dyshim – nëse lideri kërkon diçka, ajo do të bëhet. Mirëpo, prapë se prapë, edhe ai konsideron se s’duhet të ngatërrohen funksioni partiak dhe shtetëror megjithëse që të dyja i ndan person në Qeveri.

“Sa i përket asaj, nëse planifikoj të jap dorëheqje nga funksioni im si drejtor i Qendrës studentore të shtetit, a nëse do ta bëjë atë do të informoj nëse dikush kërkon diçka të tillë nga unë. Nëse janë të pakënaqur nga unë si kryetar i Organizatës komunale nuk donë të thotë se nuk janë të kënaqur edhe nga puna ime si drejtor i Qendrës studentore të shtetit. Nëse jam kryetar i dobët i organizatës komunale, nuk donë të thotë se jam drejtor i dobët”, tha Dario Nikollovski, kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Gazi Babë dhe drejtor i Qendrës studentore të shteti.

Kolegu i tij Kostovski lavdërohej me pesë fitore zgjedhore, e veçanërisht është ndjerë i lumtur për fitoren në zgjedhjet e fundit për president. Zoran Zaev ka porositur që ata të cilët kanë pasur rezultate të mira në zgjedhjet, s’duhet të kenë frikë edhe të kandidohen përsëri për kryetarë. Asnjë nga ata të cilët i pyetëm s’donte të thotë nëse do të kandidohet sërish. Mirëpo, në Strumicë kanë kriter tjetër për atë se çka është fitore.

“Strumica ishte më e mira, ajo fitoi në qytetet e mëdha, Kumanova, për shembull, në fitoren e vet ka edhe vota të shqiptarëve, kurse Strumica ka fitore me votim të pastër të maqedonasve”, tha kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Strumicë, Marjan Daskallovski. Për pyetjen përse është tërheqës ky pozicion dhe nëse ai si kryetar ka ndikim në punësimet në institucione në nivel lokal, Daskallovski tha “S’kam koment”.

Si zgjedhen kryetarët e komunave

Prej atyre me të cilët biseduam, pak veta e kishin të njohur statutin partiak. Aleksandar Bajdevski, kryetar i organizatës së LSDM-së në qytet dhe zëvendës ministër për shoqëri informatike na i sqaroi rregullat. Më herë kryetarët janë zgjedhur në zgjedhje, por pasi Kongresi e ka miratuar ndryshimin e Statutit në vitin 2013 kur Zaev u bë kryetar, ai i zgjedh ata me konkurs publik.

Sipas statutit, hapet konkurs për zgjedhje të kryetarit komunal. Rrjedh konkursi, anëtarët aplikojnë. Prej atyre të cilët janë të nominuar, kryetari i partisë i zgjedh dhe i përcakton kryetarët komunal. Pasi të pranojnë vendimet nga kryetari, ata shkojnë në konferencë komunale ku delegatët duhet ta miratojnë. Delegatët zgjedhen nga bashkësitë lokale, e ato i përbëjnë anëtarët e këshillave të mëparshëm ekzekutiv. Deri në vitin 2013 kryetarët janë zgjedhur në zgjedhje komunale, dilej dhe votohej. Mirëpo, LSDM-së në kongres vendosi ta ndryshojë statutin dhe që ata të zgjedhen nga kryetari, thotë Bajdevski.

Kongresin e LSDM-së e përbëjnë: nga një delegat për numër të caktuar anëtarësh të organizatave komunale të LSDM-së, i përcaktuar me vendim për konvokim të Kongresit; kryetari i LSDM-së; zëvendës kryetari i LSDM-së; sekretari i përgjithshëm i LSDM-së; anëtarët e Këshillit qendror të LSDM-së dhe të Bordi mbikëqyrës i LSDM-së; kryetarët e organizatave komunale, anëtarët e këshillit të qytetit të organizatës së LSDM-së në qytetin – Shkup, kryetari i LSDRM dhe koordinatorja e Forumit të grave të LSDM-së, përkatësisht personi i cili i kryen këto funksione në momentin e mbajtjes së Kongresit; anëtarët e grupit të deputetëve të LSDM-së, ministrat dhe zëvendës ministrat e zgjedhur nga lista e LSDM-së dhe kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së.

Ndryshe, kryeministri Zaev, rikonstruimin e paralajmëroi për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve.

LEXO: Zaev i shkarkoi kryetarët e të gjitha degëve komunale të LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button